Xhiroja e parë e Superligës do të mbyllet sot - Gazeta Express
string(45) "xhiroja-e-pare-e-superliges-do-te-mbyllet-sot"

Futboll

Gazeta Express

18/08/2025 14:18

Xhiroja e parë e Superligës do të mbyllet sot

Futboll

Gazeta Express

18/08/2025 14:18

Xhiroja e parë e Superligës së Kosovës në futboll do të mbyllet me duelin e sotëm mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Pasi therandasit luajtën në garat evropiane të enjten, respektivisht në Ligën e Konferencës, ku u eliminuan, kjo ndeshje u zhvendos për sot, shkruan “Gazeta Express”.

Ekipi nga Suhareka do të mundohet ta harrojë humbjen e thellë të pësuar në Irlandë për ta nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri në Superligë.

Por, ekipin Portokalli nuk e pret një punë aspak e lehtë pasi përballë do t’i ketë gjilanasit, një skuadër e papërshtatshme dhe e fortë në shtëpi.

“Skifterat” kanë qenë mjaft aktivë në afatin kalimtar të verës dhe do të mundohen që t’i mbajnë pikët në shtëpi.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit do të luhet sot duke filluar nga ora 16:30. /Gazeta Express