Xhiroja e fundit dhe vendimtare në sezonin e rregullt të basketbollit - Gazeta Express
string(69) "xhiroja-e-fundit-dhe-vendimtare-ne-sezonin-e-rregullt-te-basketbollit"

Basketboll

Gazeta Express

09/04/2021 12:30

Xhiroja e fundit dhe vendimtare në sezonin e rregullt të basketbollit

Basketboll

Gazeta Express

09/04/2021 12:30

Në fundjavë do të përcaktohen ekipet që do të luajnë në “play-off”, por edhe skuadra që përfundon në “play-out” dhe ajo që do të bie nga liga

Këtë fundjavë do të zhvillohet xhiroja e fundit (28) në FIVE STAR Superligë, që ishte një nga më interesantet dhe më të barabartat në basketboll.

Lexo Edhe:

Vendi i parë dhe vendi i fundit ka dallim vetëm 10 pikë.

Ende nuk është përcaktuar se kush do të jetë skuadra e dytë në renditje që siguron gjysmëfinalen e “play-off”-it, kush do të luajë në “play-out” dhe kush do të bie nga Superliga.

Ponte Prizreni që ka siguruar vendin e parë do të përballet me Trepçën, që ndodhet në vendin e pestë me 38 pikë, aq sa ka edhe Bashkimi dhe një më shumë se Sigal Prishtina, që renditet e shtata.

Ndeshje vendimtare është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit.

Skuadra që fiton siguron “Play-off”-in, ndërsa nëse prishtinasit humbasin dhe Vëllaznimi mund Pejën, atëherë bardhekaltrit do të përfundojnë në pozitën e tetë.

Për Prishtinën kjo është ndeshja më e rëndësishme në garat e rregullta, pasi mund të hyjë në “Play-off”, mund të luajë në “play-out” apo të bie në një rang më poshtë garash.

Rahoveci dhe Golden Eagle Ylli përballen në duelin direkt për vendin e dytë.

Të dyja skuadrat kanë grumbulluar nga 44 pikë dhe është përballje vendimtare për pozitën e dytë që siguron gjysmëfinale e “Play-off”-it.

Sfida e fundit është ndërmjet Pejës dhe Vëllaznimit.

Pejanët kanë siguruar vendin e katërt, derisa skuadra kuqezi është e fundit dhe ende shpreson në mbijetesë.

Dy skuadrat e para renditje kualifikohen në gjysmëfinale, derisa vendi i tretë do të luajë me vendin e gjashtë në çerekfinale të “play-off”-it dhe vendi i katërt me të pestin.

Vendi i shtatë do të luajë në “play-out” me finalistin e Ligës së Parë, kurse vendi i tetë bie në Ligën e Parë.

Renditja pas 27 xhirosh është: Ponte Prizreni 46 pikë, Golden Eagle Ylli 44, Rahoveci 44, Peja 41, Trepça 38, Bashkimi 38, Sigal Prishtina 37 dhe Vëllaznimi 36. /Gazeta Express/