Xhiroi në shkollë private ku presidentja i çon vajzat, AGK reagon për kameramanin që e ndaloi dhe ia mori pamjet mbrojtja e Osmanit - Gazeta Express
string(130) "xhiroi-ne-shkolle-private-ku-presidentja-i-con-vajzat-agk-reagon-per-kameramanin-qe-e-ndaloi-dhe-ia-mori-pamjet-mbrojtja-e-osmanit"

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 16:54

Xhiroi në shkollë private ku presidentja i çon vajzat, AGK reagon për kameramanin që e ndaloi dhe ia mori pamjet mbrojtja e Osmanit

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 16:54

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi mbrojtja e afërt e Presidentes Vjosa Osmani ka ndaluar kameramanin e “Paparacit”, Jetmir Mujin, teksa ky i fundit po xhironte në një shkollë private, ku Osmani i çon dy vajzat e saj, shkruan Express.

“Mbrojtja e afërt e Presidentes Osmani ka ndaluar arbitrarisht fizikisht Mujin, i cili po xhironte në një shkollë prívate ku e para e shtetit dërgon dy vajzat e saj. Ai është mbajtur jashtëligjshëm nga pjesëtarët e mbrojtjes së afërt për disa minuta, i është konfiskuar kamera dhe i është kërkuar që të fshihet xhirimi”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK konsideron se është e drejtë të raportohet se ku i shkollojnë krerët e shtetit fëmijët dhe kanë kërkuar nga Presidentja Osmani dhe Policia e Kosovës të reagojnë për veprimin e mbrojtjes së Osmanit dhe aktin e ndalimit të kameramanit Muji.