Xhevdet Qeriqi: Personi që shpif kundër UÇK’së duhet të ndiqet penalisht - Gazeta Express
string(70) "xhevdet-qeriqi-personi-qe-shpif-kunder-uckse-duhet-te-ndiqet-penalisht"

Gazeta Express

10/08/2020 22:14

Xhevdet Qeriqi: Personi që shpif kundër UÇK’së duhet të ndiqet penalisht

Gazeta Express

10/08/2020 22:14

Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi, ka thënë se Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) duhet të kalojë medoemos në Kuvend.

Qeriqi ka thënë se ligji për ta si organizatë ka qenë i pranueshëm dhe se lëshimet kanë mundur të përmirësohen në leximet tjera.

Lexo Edhe:

“Normalisht se ai person që shpif kundër UÇK-së duhet të ndiqet penalisht, por asnjëherë nëse dikush e flet të vërtetën”, tha ai në RTV Dukagjin.

Ai thotë se ka pasur shumë raste kur dëshmitarët kanë shpifur dhe se ky ligj është shumë i nevojshëm për të mos dëmtuar imazhin e UÇK-së.

Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së thotë se Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) duhet të miratohet dhe sipas tij pastaj të plotësohet dhe përmirësohet në komisione të ndryshme të Kuvendit të Kosovës.

“Për në është më e rëndësishme që të kalojë si ligj në Kuvend. Në komisione parlamentare ligji nuk ka pasur vërejtje, u habita si dolën vërejtjet në seancën e Kuvendit”, deklaroi Xhevdet Qeriqi.