Xherdan Shaqiri midis elitës evropiane: Top 3 për gola dhe asistime në 2 sezonet e fundit - Gazeta Express
string(88) "xherdan-shaqiri-midis-elites-evropiane-top-3-per-gola-dhe-asistime-ne-2-sezonet-e-fundit"

Sport

Gazeta Express

14/02/2026 20:06

Xherdan Shaqiri midis elitës evropiane: Top 3 për gola dhe asistime në 2 sezonet e fundit

Sport

Gazeta Express

14/02/2026 20:06

Xherdan Shaqiri ka rikthyer formën e tij të lartë te Baseli, duke treguar dominim të vërtetë në fushën e lojës.

Sipas të dhënave të publikuara nga SofaScore, mes futbollistëve të ligave kryesore evropiane në dy sezonet e fundit, Shaqiri renditet i treti për involvime në gola, pas Harry Kane (63) dhe Kylian Mbappé (61), me 59 gol-e dhe asistime.

Në total, Shaqiri ka luajtur 66 ndeshje gjatë kësaj periudhe, duke shënuar 32 gola dhe dhënë 33 asistime, një bilanc impresionues që e vendos atë ndër mesfushorët më produktivë në Europë.

Rikthimi i tij te Baseli nuk është vetëm një festë për tifozët zviceranë, por edhe një sinjal se Shaqiri vazhdon të jetë një lojtar vendimtar dhe një emër i rëndësishëm në skenën evropiane. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement