Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, vazhdon të mahnisë fansat me pamjen e saj të jashtëzakonshme.
Edhe pse nënë e dy fëmijëve, artistja arrin të qëndrojë në top formë fizike, duke tonifikuar trupin dhe duke ruajtur linjat e saj perfekte.
Përveç angazhimeve në muzikë, Xhensila është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria, udhëtimet dhe fotosesione të ndryshme.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi që kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, ku shfaqet super joshëse dhe e stilizuar deri në detaj. E veshur me outfit tërheqës, Xhensila ekspozon linjat e saj trupore në mënyrë që të ngjallë admirim dhe entuziazëm tek fansat.
Pamja e saj fizike dhe eleganca natyrale konfirmojnë përherë vendin e Xhensilës si një nga femrat më të pëlqyera dhe të admirueshme të showbiz-it shqiptar. /GazetaExpress/