string(66) "xhensila-konsideron-qe-ka-vetem-marredhenie-profesionale-me-ledrin"

Yjet

Gazeta Express

03/06/2025 19:28

Xhensila konsideron që ka vetëm marrëdhënie profesionale me Ledrin

Yjet

Gazeta Express

03/06/2025 19:28

Mbrëmja e spektaklit “AG Show”, e drejtuar nga Aurela Gaçe, solli një moment të shumëpritur për publikun, kur Xhensila Myrtezaj reagoi për herë të parë ndaj thashethemeve që e lidhin me reperin Ledri Vula.

Pas publikimit të këngës së tyre të përbashkët dhe videoklipit ku shfaqen të afërt, fansat nisën të aludonin për një lidhje romantike mes tyre. Gjatë emisionit live, Aurela i tregoi Xhensilës një nga fotot që ka qarkulluar në rrjet dhe e pyeti drejtpërdrejt:

“Ka diçka më shumë mes jush?”

Xhensila, me qetësi dhe vendosmëri, u përgjigj:

“Ishte vetëm një punë profesionale. Nuk ka asgjë tjetër përtej muzikës.”

Deklarata u prit me duartrokitje nga publiku, ndërsa vetë artistja theksoi se nuk ka arsye për të interpretuar më shumë se çfarë është shfaqur në ekran: një projekt muzikor i suksesshëm dhe asgjë më tepër.

Ky reagim vjen në një moment kur spekulimet kishin marrë hov në rrjetet sociale, duke nxitur diskutime të shumta për jetën private të dy artistëve. Me këtë deklaratë, Xhensila synon të vendosë një pikë mbi “i” dhe të rikthejë vëmendjen te muzika.

aaaaa