Xhensila e Ardian Bujupi sërish bashkë, i zbulon byzylyku mijëra eurosh - Gazeta Express
string(70) "xhensila-e-ardian-bujupi-serish-bashke-i-zbulon-byzylyku-mijera-eurosh"

Xhensila e Ardian Bujupi sërish bashkë, i zbulon byzylyku mijëra eurosh

Gazeta Express

03/07/2020 12:06

Dyshja e hitit ‘Çika Çika’ janë bërë sërish bashkë për të sjellë një këngë tjetër për këtë verë të nxehtë e të mbushur me bashkëpunime.

Donin ta mbanin sekret por “dështuan”.

Lexo Edhe:

Këngëtari Ardian Bujupi paralajmëroi 2 ditë më parë këngën e re duke lënë enigmë këngëtaren që në foton e publikuar nuk i dukej fytyra.

Por ka mjaftuar byzylyku i saj 3750 eurosh për të nxjerr zbuluar se Bujupi do të këtë një tjetër bashkëpunim me Xhensila Myrtezaj.

View this post on Instagram

NEXT SONG WITH…. #panorama ????

A post shared by Ardian Bujupi (@ardianbujupi) on

Këngëtarja ka të njëjtin byzylyk në një foto në Instagram, dhe tashmë s’ka më vend për dyshime.

Ajo madje ka komentuar te fotoja ku shkruan: “Suksese lali”, ndërsa e shoqëron postimin me një emoji që shkel syrin.

Kjo nuk është hera e parë që këta dy artistët bashkëpunojnë. Ardiani dhe Xhensila sollën bashkë edhe hitin “Çika çika” në 2018-n, me të cilin kanë marrë 103 milionë klikime.