Duart në bel dhe afërsia mes tyre tregojnë më shumë sesa fjalët.
Reperi i njohur Ledri Vula dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj janë fotografuar në një moment intim që ka ngritur dyshimet për një lidhje romantike mes tyre.
Në një fotografi të siguruar nga ‘Express’ ku Ledri shfaqet në një ‘nejë’ nga pushimet në Ibiza, shihet pranë një vajze që ka mbuluar fytyrën, por që ka lënë të ekspozuara disa detaje identifikuese në trup dhe duar. E që keto tatuazhe në dorë e bel, i përkasin Xhensila Myrtezajt.
Njëri prej tyre, një tatuazh në bel, përputhet saktësisht me atë që ajo ka shfaqur edhe më herët në videoklipet muzikore. Në një tjetër foto, vihet re një tatuazh në dorën e vajzës misterioze pranë Ledrit, i cili është identik me tatuazhin e dytë të Xhensilës.
Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur të fshehtë, pamjet flasin vetë: mes Ledrit dhe Xhensilës po zhvillohet një romancë e dukshëme.
Ndërkohë, kujtojmë se në një intervistë të dhënë ditë më parë, reperi Ledri Vula është pyetur nëse do të lidhej me këngëtaren Xhensila Myrtezaj vetëm për efekt të vëmendjes mediatike.
Ai e mohoi një gjë të tillë, duke theksuar se lidhjet duhet të bazohen në ndjenja të vërteta.
“Nuk shkon kështu, duhet të kesh kimi, dashuri. Nuk mund të lidhesh vetëm për fansa apo për showbiz. Pa pasur diçka, nuk mundesh të lidhesh, kukulla nuk jemi”, u shpreh Ledri.