Xheni dhe partnerja e saj duan të bëhen me fëmijë, dhurues do të jetë Kristi Pinderi - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

02/06/2020 10:30

Xheni dhe partnerja e saj duan të bëhen me fëmijë, dhurues do të jetë Kristi Pinderi

Rozë

Gazeta Express

02/06/2020 10:30

E ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ka qenë përfaqësuese e komunitetit të LGBT Xheni Karaj e cila ka zbuluar më shumë rreth jetës private me partneren e saj Livia.

Xheni ka treguar ekskluzivisht për Arjolën dhe Arjonin se se shpejti ajo dhe partneria do bëhen prindër për herë të parë përmes insiminim artificial.

Arjola Shehu: Ti ke thënë se në të ardhmen dëshiron të martohesh me partneren dhe të bëje një fëmijë. Ti e ke menduar formën se si do e sjellësh fëmijën në jetën tënde? Do jetë përmes adoptimit?

Xheni Karaj: Ka mënyra të ndryshme. Nuk është ide e keqe edhe adoptimi sepse ka shumë fëmijë që kanë nevojë për familje dhe dashuri. Ne faktikisht dëshirën e kemi ta bejë ose unë ose Livia ose të dyja me inseminim artificial. Kemi shumë miq të afër që mund të jenë donatorë. Kristi është një nga personat që mund të jetë kandidat e kemi menduar si opsion.

Kjo gjë ëshë në planet tona të afërta, jemi duke e diskutuar. Tani kemi dhe një çift shoqesh që janë duke e provuar insiminimin dhe të shohim si do shkojë me to.

Arjon  Muçaj: Nga ana ligjore një nënë beqare se ju rezultoni single, a mund të kryejë inseminim artificial?

Xheni Karaj: Po, mund të bëjë. E mira do jetë që në të ardhmen që dhe ky legjislacion të përmirësohet të lejojë që çiftet e komunitetit të kenë mundësi ta kenë fëmijën si çift jo si nënë single. Kur të bëjmë një fëmijë nuk do rezultojë e të dyjave, do rezultojë si fëmija e nënës që do e lindë.