string(101) "xhelal-cfare-ka-ndodhur-gervalla-tregon-momentin-kur-e-mori-telefonaten-nga-svecla-per-sulmin-ne-veri"

Lajme

Gazeta Express

28/09/2023 23:54

“Xhelal çfarë ka ndodhur”, Gërvalla tregon momentin kur e mori telefonatën nga Sveçla për sulmin në veri

Lajme

Gazeta Express

28/09/2023 23:54

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë një intervistë për Top Channel, ku ka folur për situatën në Veri të Kosovës.

Ajo ka thënë se gjatë kohës sa ishte në New York kishte pranuar telefonatë nga ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla, i cili ia kishte kumtuar lajmin.

“Natën që nisi agresioni kam qenë në Neë York dhe më ka telefonuar ministri Xhelal Sveçla, më tregoi ngjarjen dhe më ka rrëshqitur gjaku te thembrat. Pasi më tha na kanë sulmuar i thashë çfarë ka ndodhur në të vërtetë dhe më tha që një polic ka vdekur në krye të detyrës. Na e ka marrë mendja që do të vinin rrethana të vështira. Nuk do ja uroja këtë situatë asnjë personi që merret me politikë, përgjegjësia është shumë e madhe”.

“Unë qëllova larg megjithatë teknologjia na e bën të mundur në mbetemi në kontakt. Jemi përqendruar në një fushë krejt tjetër në aktivizimin e politikës së jashtme me qëllim që ta informojmë botën me ngjarjen e vërtetë”, ka thënë Gërvalla. /Gazeta Express