“Xhebrailat” e nderojnë ish-kryetarin e parë të FBK-së, Isuf Lumin - Gazeta Express
string(63) "xhebrailat-e-nderojne-ish-kryetarin-e-pare-te-fbk-se-isuf-lumin"

Gazeta Express

13/09/2020 13:21

“Xhebrailat” e nderojnë ish-kryetarin e parë të FBK-së, Isuf Lumin

Gazeta Express

13/09/2020 13:21

Trupi i tifozëve “Xhebrailat” e kanë nderuar sot ish-kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Isuf Lumin, më 10 vjetorin e vdekjes së tij.

Një njeri që nuk harrohet, një personalitet i shquar që i kishte dhënë frymë basketbollit dhe sportit në përgjithësi, por që sot nuk është në këtë botë.

Lexo Edhe:

Është Isuf Lumi, kryetar i parë i Federatës së Basketbollit të Kosovës. Ai vdiq para 10 vjetëve sa ishte ende pjesë e FBK-së, në rolin e sekretarit të përgjithshëm. 

Lumi ka qenë njeri që ka sakrifikuar shumë në vitet e 90-ta për sportin në përgjithësi.

Njeriu i guximshëm, njeri i vizioneve në vitet e 90-ta, që i rezistoi pushtuesit serb! Jo vetëm në basketboll, ai e ndihmoi edhe futbollin.