Xhaxha e nip humbën jetën në aksident në Vaun e Dejës, arrestohet shoferi 21 vjeçar - Gazeta Express
string(82) "xhaxha-e-nip-humben-jeten-ne-aksident-ne-vaun-e-dejes-arrestohet-shoferi-21-vjecar"

Gazeta Express

04/01/2025 18:47

Xhaxha e nip humbën jetën në aksident në Vaun e Dejës, arrestohet shoferi 21 vjeçar

Gazeta Express

04/01/2025 18:47

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Mjedë, në Vaun e Dejës, ku një i ri 21-vjeçar, Glindis Bujari ka shkaktuar një aksident fatal që çoi në vdekjen e dy shtetasve, Ndue dhe Ndrekë Prenga.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, kur shoferi ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, duke përplasur dy këmbësorët që ishin në atë zonë.

Për këtë ngjarje, është arrestuar 21-vjeçari, i cili është akuzuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement