OVL në Rrezallë për përvjetorin e masakrës: Shkelzen Gashi është dashur të jetë këtu - Xhavit Jashari e quan idiot - Gazeta Express
string(43) "xhavit-jashari-e-quan-shkelzen-gashin-idiot"

Lajme

Gazeta Express

05/04/2026 13:50

OVL në Rrezallë për përvjetorin e masakrës: Shkelzen Gashi është dashur të jetë këtu – Xhavit Jashari e quan idiot

Lajme

Gazeta Express

05/04/2026 13:50

Përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta kanë bërë homazhe pranë viktimave të masakrës në Rezallë, ku thanë se aty do të duhej të shkonte Shkelzen Gashi. Këtë të fundit madje e quajtën idiot.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, së bashku me përfaqësues të tjerë, kanë bërë homazhe në Rezallë, në përkujtim të viktimave të masakrës së 5 prillit 1999.

Gucati theksoi se kjo masakër mbetet e freskët në kujtesën e tij, duke e cilësuar atë si një ndër krimet më të rënda të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Ai shtoi se vizitat në këto vende janë obligim moral për qytetarët dhe institucionet, në mënyrë që të nderohen viktimat dhe të qëndrohet pranë familjarëve të tyre.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka folur lidhur me protestën dhe reagimet ndaj ekspozitës të fundit në Prishtinë dhe libri që shtrembërojnë historinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se adresimi i tyre ka qenë ndaj institucioneve që kanë financuar një ekspozitë të tillë me qëllim të shtrembërimit të historisë, duke theksuar se duhet të ketë referenca të sakta dhe të verifikuara nga institucionet shkencore.

“ Në vend që këto institucione ta ngrisin zërin dhe nuk e kanë as një fjalë të vetme për t’i bërë thirrje Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian për ta rishikuar rezolutën mbi të cilën është ngritur Gjykata Speciale për t’i bërë padrejtësi luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ata financojnë njerëz të tillë që burim të informatave e kanë ish pushtuesin tonë, Serbinë dhe shërbimin sekret të këtij shteti. Prandaj ne edhe atë ditë kemi thënë që do të bëjmë edhe kallëzim pranë organeve të drejtësisë. Mirëpo meqenëse ndërhyrja e prokurorisë dhe marrja në intervistë, atë idiot po e them prapë, i cili dihet qëllimi për çka e ka bërë edhe atë ekspozitë siç e thashë ishte shtrembërimi i historisë”, tha ai.

Jashari theksoi se do të vazhdojnë reagimet dhe kundërshtimet ndaj çdo përpjekjeje për shtrembërimin e historisë së luftës.

Jashari tha se nuk ka tërheqje nga protestat dhe se reagimet do të vazhdojnë ndaj çdo përpjekjeje për të njollosur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./KosovaPress

Advertisement
Advertisement
Advertisement