Xhavit Haliti thotë se as edhe një lek i dikujt që është marrë me drogë s'ka përfunduar në UÇK: Kemi qenë strikt - Gazeta Express
string(110) "xhavit-haliti-thote-se-as-edhe-nje-lek-i-dikujt-qe-eshte-marre-me-droge-ska-perfunduar-ne-uck-kemi-qene-strikt"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 17:40

Xhavit Haliti thotë se as edhe një lek i dikujt që është marrë me drogë s’ka përfunduar në UÇK: Kemi qenë strikt

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 17:40

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka thënë se ka pasur njerëz që janë marrë me drogë e që kanë gënjyer kinse e kanë financuar UÇK-në, shkruan Express.

Haliti në këtë intervistë ka thënë se UÇK ka pasur qëndrim shumë strikt dhe as kafe e as edhe një qindarkë s’e kanë marrë nga dikush për të cilin e kanë ditur që merret me trafik droge.

“Kur i kanë pyet për drogë, kanë thënë e kemi financu UÇK-në, por ato kanë qenë gënjeshtra.Ne kemi pasë qëndrim shum strikt, kurrë një njeri që ka shitë drogë s’e kemi taku dhe as një lek e as një kafe, të pakten unë s’e kam pi”, ka thënë Haliti në FRONTAL.