Në një intervistë për emisionin Politiko në Kanal 10, Xhavit Haliti ka ndarë detaje të rralla nga e kaluara e tij, duke përfshirë edhe një takim të veçantë me atdhetarin, Adem Demaçi gjatë kohës së burgosjes.
Haliti tregoi se e kishte takuar Demaçin në burg në vitin 1983, ku kishin kaluar një periudhë së bashku. Ai rikujtoi edhe një bisedë mes tyre:
“E kam taku Adem Demaçin në burg, në ’83-ën kam ndejt në burg me të, edhe i thash kështu: Unë nuk kisha dal nga burgu.”
Ai theksoi se ideja për të marrë rreziqe dhe për t’iu përshtatur rrethanave ka qenë prezente që atëherë.