Xhavit Haliti: Në nëntor ka pasur të vijë emisari i Trump për negociata, prandaj Kurti po e shtynë krijimin e Qeverisë - Gazeta Express
string(116) "xhavit-haliti-ne-nentor-ka-pasur-te-vije-emisari-i-trump-per-negociata-prandaj-kurti-po-e-shtyne-krijimin-e-qeverise"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 12:48

Xhavit Haliti: Në nëntor ka pasur të vijë emisari i Trump për negociata, prandaj Kurti po e shtynë krijimin e Qeverisë

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 12:48

Zyrtari i PDK-së, Xhavit Haliti, në një intervistë për Frontal të T7 ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti me qëllim po e prolongon formimin e Qeverisë së re, meqë në muajin nëntor të këtij viti ishte e planifikuar të vinte emisari i Presdientit Trump për të nisur negociatat. 

Sipas Halitit, Kurti po e shtynë krijimin e Qeverisë së re, meqë e di se do t’i duhet të nënshkruajë marrëveshje. 

“Albini e di që ka pasur me ardhë i dërguari i Presidentit të Amerikës në nëntor për t’i filluar negociatat dhe e ka ditur se duhet nënshkruar marrëveshja”, ka thënë Haliti, duke e quajtur këtë si strategji të Albin Kurtit.