XHAMITË - Gazeta Express

XHAMITË

OP/ED

Gazeta Express

05/08/2020 22:06

Ku jemi nisur? Cilit civilizim i takojmë, cilit duhet t’i takojmë? Çka na duhen xhamitë? Ku na çojnë ato?

Shkruan: Serton AJETI

Më poshtë po i sjell disa shembuj të thjeshtë, por konkret se ku jemi nisur dhe nga duhet të shkojmë.

1. Jemi nisur rrugës së gabuar drejt lindjes orientale, me të cilët historia, gjuha, kultura, mendësia, stili i jetës, dhe çka është më e rëndësishmja për temën specifike: as feja nuk nuk përputhet aspak me ne. Sepse dihet në cilin shekull ka zbarkuar feja muslimane në Ballkan dhe si na është imponuar nga pushtuesi Osman për 5 shekuj me radhë përmes torturave, masakrave, mohimit të gjuhës shqipe dhe identitetit tonë kombëtarë pro-perëndimorë, ku rrënjët i kemi shumë, ama shumë më të hershme në krahasim me këtë fe që është shume e vonshme dhe të cilën na la baksish, kuptohet me dhunë, baca perandori osmane. Kjo fe është primitive, dhe është përqafuar nga popujt primitivë, dhe dembelë siç janë popujt ne lindjen e afërtë dhe të mesme, pra në ato vende ku mbizotëron kjo fe. Asgjë të mirë nga këta popuj ne populli shqiptar nuk kemi përfituar, ama asgjë të hajrit. Mos t’a zgjas më shumë në këtë pikë se nuk ja vlen…

2. Nga civilizimi I Evropës Perëndimore dhe nga perëndimi në pëergjithësi, ku bëjnë pjesë Amerika dhe shtetet tjera të zhvilluara, e gjithë bota, por po ndalem në veqanti tek ne, meqë edhe temë trajtimi në këtë shkrim janë shqiptarët, kemi përfituar: a) çlirimin nga akupatori i dytë, fqiut tonë verior, kemi fituar lirinë, sepse pa civilizimin Evropian dhe Amerikan as në ëndrrat më të bukura çlirimin dhe lirinë nuk do ta kishim përjetuar, b) të mirat që i përdorim siç janë: aeroplanët, veturat, makineritë për prodhim, aparaturat mjekesore, telefonin, kompjuterin, televizorin, materalin ndërtimor, paisjet shtëpiake si lavatriqet, enëlarëset, flokë tharëset, barnat/ilaqet, produkte të pafundme ushqimore, pasta të dhëmbëve, e të tjera e të tjera…Mos të harrojmë hambarin e popullit shqiptar në Kosovë – DIASPORËN, e cila, ju lutem të ma kujtoni se në cilat vende jeton, punon dhe sjellë miliarda euro çdo vit të lume? Nga Lindja apo Perëndimi? Nga Gjermania, Zvicrra, Austria, Italia, Franca, Anglia, Amerika, Australia, Zelanda e Re, Kanada, apo nga Arabia Saudite, Irani, Iraki, Katari, Bahreini, Turqia, Kuvajti, Jemeni, Jordania, Libani? Besoj që e dini apo jo? Perëndimi karakterizohet me shtete të forta sepse ka inovacion, ka shkencë, ka arsim të cilësisë së lartë, ka shtet ligjor, ka shoqëri të hapur dhe demokratike.

3. Feja nuk është vetëm besim në Zot, është shumë më shumë se kaq. Është përditshmëri, mendësi, kulturë, arsim, zhvillim, stil i jetës. Dhe fenë që na i ka lënë baksish me dhunë Perandoria Osmane (ndjesë mos pastë) është fe e cila nuk na qon askund, përveqse na kthen në primitivizëm dhe na fut në injorancë akoma më të thellë. Përmes xhamive, janë dy pushtuesit tonë shekullor që me agjenda të fshehta duan të na ndërrojnë identitetin tonë mija vjeçare Evropian dhe Perëndimor, që për fat të keq, si rezultat i shumices se injorantëve këtu te ne i’u është krijuar një habitat i përshtatshëm. Këtu bëjnë pjesë politikanët servil ndaj grupeve fetare islamike që flirtojnë me ta ditë e natë per vota dhe të cilët ndonëse kështu privatisht ja mbajnë vetës si pro-perëndimorë, në publik aty ku duhet me reagu jo vetëm që nuk kujdesen dhe nuk e ngrisin zërin (përmes institucioneve tona inteligjente për t’i kontrolluar fondet e grupeve të ndryshme), por edhe dalin në mbështetje të xhamive, thuaja se kemi pak nga to. Grupi i dytë përbëhet nga intelektualët të cilët si për shumë tema tjera strukën në gëxhojat e tyre vetëm që mos t’ju prishet rehatia përsonale, dhe cik nuk bëjnë asnjë zë.

4. Figurat tona kombëtare me përmasa botërore siç janë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Nëna Terezë, Ismail Kadare e kanë lartësuar kombin tonë në botë aty në klubin e shtetëve perëndimore ku e kemi vendin, jo vetem gjeografikisht, por edhe kulturalisht e shpirtërisht. Kosova nuk ka rrota të na çojnë në azinë orientale, është këtu e ngulur thellë, dhe këtu do të mbetet në kontinentin Evropian. Historinë nuk mund të na i ndryshojë askush, dhe nuk bën ta lejojmë. Modeli pro-perëndimor është modeli jonë autentik, dhe këtë model duhet ta kultivojmë e ta forcojmë akoma më shumë. Në të kundërtën dëmet janë me përmasa historike. Rinia jonë duhet të orientohet kah shkenca, kah inovacioni, kah edukimi, kah emancimi, kah civilizimi përparimtar. Me xhamitë dhe me fe kryesisht mirren masat me nivel të ulët intelektual, dhe kryesisht imam dhe prijës fetarë bëhen nxënësit më të dobët ku s’ja kanë pasur haberin e shkencave dhe lëmive tjera, dhe kanë zgjedhur profesionin më të lehtë, atë abstrakt dhe të pabazuar në asnjë evidencë shkencore, por vetëm në gojëdhëna dhe perralla të kota.