Xhaka u fishkëllye në “Fadil Vokrri”, reagon ish-Kryetari i Prishtinës: Marre po më vjen - Gazeta Express
string(84) "xhaka-u-fishkellye-ne-fadil-vokrri-reagon-ish-kryetari-i-prishtines-marre-po-me-vjen"

Futboll

Gazeta Express

18/11/2025 21:54

Xhaka u fishkëllye në “Fadil Vokrri”, reagon ish-Kryetari i Prishtinës: Marre po më vjen

Futboll

Gazeta Express

18/11/2025 21:54

Mesfushori dhe kapiteni i kombëtares së Zvicrës me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka është fishkëllyer në stadiumin “Fadil Vokrri”, gjatë ndeshjes Kosovë – Zvicër.

Për këtë rast ka reaguar edhe ish-Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai ka bërë një postim në rrjetin social “Facebokk”, ku ka thënë se po i vie turp për situatën e ndodhur në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Marre po më vjen që po i fishkëllohet Xhakes! Marre!”, ka shkruar ai.

Përgjatë tërë pjesës së parë – e cila përfundoi 0-0 – Granit Xhaka u fishkëllye sa herë e prekte topin./GazetaExpress/