Xhaka u dëgjua duke bërtitur “kemi frikë, kemi frikë” gjatë ndeshjes Liverpool-Arsenal - Gazeta Express
string(83) "xhaka-u-degjua-duke-bertitur-kemi-frike-kemi-frike-gjate-ndeshjes-liverpool-arsenal"

Xhaka u dëgjua duke bërtitur “kemi frikë, kemi frikë” gjatë ndeshjes Liverpool-Arsenal

Gazeta Express

29/09/2020 9:49

Granit Xhaka mbeti i tërbuar nga qasja e bashkëlojtarëve të vet në humbjen e Arsenalit kundër Liverpoolit të hënën në Premierligë.

Përfaqësuesi shqiptar i Zvicrës thuhet t’i ketë kritikuar ashpër dhe zëshëm bashkëlojtarët e vet gjatë festimit të golit të epërsisë që Alexandre Lacazette e shënoi në pjesën e parë në Anfield, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

BeIN Sports raporton se Xhaka u dëgjua duke bërtitur “kemi frikë” gjatë pushimit mes pjesëve dhe ishte dukur i mllefosur me gatishmërinë e ekipit të vet për t’i lejuar shumë hapësirë kundërshtarit.

Xhaka luajti përkrah Mohamed Elneny në qendër të mesfushës mbrëmjen e së hënës, por dyshja e Arsenalit nuk ishte në gjendje ta merrte nën kontroll lojën.

Ishin vendasit që e mbizotëruan topin shumicën e kohës dhe Xhaka kishte shprehur pakënaqësi me lojën pasive të bashkëlojtarëve.

Pavarësisht se kaloi në epërsi përmes Lacazette dhe falë gabimit trashanik nga Andy Robertson, Arsenali i pësoi tri gola në vazhdim nga Sadio Mane, Robertson dhe Diego Jota.

Xhaka u zëvendësua pas një ore lojë, duke i liruar vend Dani Ceballos. /Gazeta Express/