Xhaka shumë afër Romës - Gazeta Express
string(22) "xhaka-shume-afer-romes"

Xhaka shumë afër Romës

Instant

Gazeta Express

24/06/2021 22:28

Granit Xhaka, sipas shumë mediave në Itali dhe Angli, do ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Bisedimet mes Romës dhe Arsenalit janë në fazën përfundimtare dhe klubet janë afër që të arrijnë një marrëveshje.

Gjithçka është bllokuar pasi Roma ka ofruar 15 milionë, kurse Arsenali do 18 milionë – por së shpejti do të gjendet një mes.

Në anën tjetër, raportohet Xhaka do të fitojë 2.5 milionë euro neto te Roma.

Mesfushori shqiptar do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare, që do ta lidh me klubin italian deri më 2025.

28-vjeçari aktualisht është i përqendruar në Euro 2020, ku Zvicra e tij arriti të kualifikohet në mesin e 16 më të mirave.

Në fazën tjetër, Zvicra tani do të ketë punë me favoritin e Evropianit, Francën. /Gazeta Express/