Xhaka, Shaqiri dhe Jashari marrin pikët e para në Botëror - Gazeta Express
string(56) "xhaka-shaqiri-dhe-jashari-marrin-piket-e-para-ne-boteror"

Botërori 2022

Gazeta Express

24/11/2022 13:00

Xhaka, Shaqiri dhe Jashari marrin pikët e para në Botëror

Botërori 2022

Gazeta Express

24/11/2022 13:00

Zvicra ka shënuar fitore me rezultat 1-0 kundër Kamerunit në ndeshjen e parë hapëse në Katari 2022. Xherdan Shaqiri la gjurmë në këtë ndeshje ku asistoi në golin e parë të Zvicrës që u shënua nga Embolo (48)

Zvicra e Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës dhe Ardon Jasharit ka marrë pikët e para në Botëror, duke e mposhtur skuadrën e Kamerunit.

Skuadra e kapitenit Granit Xhaka ku luan edhe kosovari tjetër Xherdan Shaqiri nuk u shfaqën të rrezikshëm në vijën e sulmit dhe nuk treguan kërcënim për portën e kamerunasve.

Rasti i parë në këtë ndeshje ishte ai i minutës së 10 kur rrezikoi Kameruni me anë të Bryan Mbeumo por i vëmendshëm ishte Yann Sommer duke bërë një pritje brilante.

Ekambi në të njëjtën minutë nuk arriti të godasë pas topit të kthyer duke e gjuajtur jashtë mbi portë topin.

Zvicra pati 4 tentime për gol kurse Kameruni pesë derisa goditjet e Zvicrës nuk ishin asnjëra në kornizën e portës për dallim nga Kameruni që i pati dy të tilla.

Por, pjesa tjetër ishte tërësisht ndryshe për zviceranët.

Me të filluar pjesa e dytë, saktësisht në minutën e 48-të, Shaqiri depërton mirë nga krahu i djathtë për ta gjetur të lirë Embolon i cili nuk e pati të vështirë të shënoi gol nga afërsia.

Zvicra ka mundur ta shënojë shumë lehtë golin e dytë po mos të ishte portieri Andre Onana që mohoi një gol të sigurt pas goditjes që bëri Ruben Vargas në minutën e 66-të.

Deri në fund të ndeshjes Zvicra arriti që ta ruajë rezultatin dhe kishte posedimin duke fituar kështu ndeshjen e parë në Botëror, derisa në ndeshjen e dytë do të luan kundër Brazilit, i cili sonte luan kundër Serbisë në mbrëmje. /GazetaExpress/