Xhaka: Pas barazimit me Chelsean, askush s’do të ketë arsye të flasë për ne - Gazeta Express
string(72) "xhaka-pas-barazimit-me-chelsean-askush-sdo-te-kete-arsye-te-flase-per-ne"

Gazeta Express

22/01/2020 8:56

Xhaka: Pas barazimit me Chelsean, askush s’do të ketë arsye të flasë për ne

Gazeta Express

22/01/2020 8:56

Granit Xhaka beson se Arsenali i ka heshtur kritikët që thonë se Topçinjve u mungon karakteri, gjë të cilën beson se e dëshmuan se e kanë gjatë barazimit me rezultat 2:2 kundër Chelseat, të martën.

Arsenali e pësoi një goditje të madhe qysh brenda 30 minutëshit të parë të lojës, kur David Luiz i Arsenalit u ndëshkua me karton të kuq, shkaku i një ndërhyrjeje ndaj Tammy Abraham, pas një pasimi të dobët nga Shkodran Mustafi, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Jorginho u tregua i saktë nga pika e penalltisë, për t’ia dhënë kështu skuadrës së tij epërsinë pas pjesës së parë në Stamford Bridge.

Gabriel Martinelli e barazoi rezultatin për Topçinjtë në minutën e 63-të, ndërsa Chelsea mendoi se e fitoi lojën me golin e Cesar Azpilicuetas në minutën e 84-të.

Por, skuadra e Frank Lampardit arriti ta mbajë atë epërsi vetëm për tre minuta, pasi që Hector Bellerin e barazoi sërish rezultatin me një gol të bukur.

Ky barazim bëri që skuadra e Mikel Artetas të ngrihet në pozitën e dhjetë në tabelën e Premierligës, ndërsa, pas përfundimit të lojës, Xhaka deklaroi se skuadra e kishte dërguar një mesazh të qartë me paraqitjen e vet.

“Ne luajtëm shumë mirë pas kartonit të kuq. Është shumë e vështirë, por ne e treguam shpirtin e skuadrës. Ne po flisnim pas pjesës së parë dhe i thamë njëri-tjetrit se mund t’i arrijmë qëllimit. U kthyem dy herë në lojë dhe jam krenar për këtë skuadër”, tha Xhaka.

“Pas ndeshjes, askush nuk do të ketë pse të flasë për ne. Ne e treguam karakterin tonë të madh. Shumë njerëz kanë thënë se ne nuk kemi aspak karakter në skuadër, kështu që, me këtë ndeshje, ne e dëshmuam të kundërtën”.

Xhaka, i cili tani dukej se s’do të largohet nga Emirates, e zëvendësoi Luizin në mbrojtje pas kartonit të kuq. Përderisa ai ishte i kënaqur që e ndihmoi skuadrën, Xhaka e pranoi se s’do të dëshironte të luante sërish në atë pozitë.

“Shpresoj se roli im i ri të mos jetë si qendërmbrojtës, por trajneri e di se mund të luaj edhe aty. Tentova ta ndihmoj skuadrës dhe djemtë rreth meje ma bën punën më të lehtë sot”, shtoi Xhaka. /Gazeta Express/