Xhaka me shokë në epërsi pas pjesës së parë kundër Arsenalit - Gazeta Express
string(60) "xhaka-me-shoke-ne-epersi-pas-pjeses-se-pare-kunder-arsenalit"

Sport

Gazeta Express

08/11/2025 19:34

Xhaka me shokë në epërsi pas pjesës së parë kundër Arsenalit

Sport

Gazeta Express

08/11/2025 19:34

Rikthimi magjik i Sunderland në ligën e parë të futbollit anglez mund të ketë një kapitull tjetër të mrekullueshëm, pasi “Macet e Zeza” po udhëheqin 1-0 ndaj Arsenalit pas pjesës së parë.

Skuadra e Granit Xhakës doli në epërsi me golin e Daniel Ballard në minutën e 36-të pas një goditje të bukur.

Pas këtij goli të pranuar, skuadra e Mikel Artetas pëson gol për herë të parë pas 812 minutave në të gjitha garat.

Me këtë rezultat Arsenali gjendet në pozitën e parë në tabelë kurse Sunderlandi në pozitën e dytë në Premierligë.

/GazetaExpress/