Kalimi nga Arsenali te Bayer Leverkuseni i Granit Xhakës fillimisht u prit me skepticizëm të madh.
Mesfushori nga Kosova bënte paraqitje të nivelit të lartë me “Topçinjtë” e njëjtë vazhdoi edhe me Bayer Leverkusenin e drejtuar nga Xabi Alonso.
Madje, viti 2024 hyri në historinë e këtij klubi gjerman.
Për herë të parë ndonjëherë, Bayer Leverkusen u shpall kampion, duke e ndalur mbretërimin shumëvjeçar të Bayern Munichut.
90 pikë me 28 fitore, gjashtë barazime dhe asnjë humbje ishte bilanci i jashtëzakonshëm i “farmaceutikëve”.
Xhaka me Florian Ëirtz e me shokët e tyre ishin në qendër të vëmendjes së futbollit evropian me paraqitje të shkëlqyera, teksa gjatë gjithë sezonit pësuan vetëm një humbje, atë në finalen e Ligës së Evropës ndaj Atalantas.
Paraqitjet fantastike në mesfushë të Xhakës bënë që ai të nominohej për Topin e Artë, teksa përfundoi si lojtari i 16-të më i mirë në botë
Bayern Munich e mbylli sezonin në vendin e tretë dhe bashkë me Leverkusenin, Stuttgartin, Leipzigun dhe Dortmundin u kualifikuan në Ligën e Kampionëve.
Në Ligën e Evropës shkoi Eintracht Frankfurti me Hoffenheimin, kurse në Ligën e Konferencës u kualifikua Heidenheim.
Nga Bundesliga ranë Darmstadt dhe Koln, kurse u promovuan St. Pauli dhe Holstein Kiel.
Në sezonin e tij të parë në Bundesligë me Bayern Munchun, Harry Kane nuk fitoi trofe, por u shpall golashënuesi më i mirë i sezonit.
Sezoni i jashtëzakonshëm i Bayer Leverkusenit vazhdoi me një tjetër trofe pas Bundesligës.
Granit Xhaka ia solli trofeun e dytë sezonal ekipit të tij, pasi shënoi golin e vetëm të finales ndaj ekipit nga Bundesliga 2, Kaiserslautern.
Ishte kjo një tjetër dëshmi se sezoni i Bayer Leverkusen do të hynte në histori të klubit si larg më i suksesshmi deri më tani.
As lojtarët e as trajneri nuk u larguan nga Bayer Leverkuseni në afatin kalimtar të verës dhe së bashku, e nisën sezonin me një tjetër trofe.
Xhaka me shokë triumfuan në finale të Superkupës së Gjermanisë, duk fituar në penallti ndaj Stuttgartit, teksa koha e rregullt kishte përfunduar baraz 2:2.
Me boshtin e skuadrës të ruajtur dhe me trajnerin Xabi Alonso, Bayer Leverkusen do të synojë sërish trofe në vitin 2025.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...