Xhaka, kapiteni që s’dorëzohet kurrë – asistoi në barazimin e Sunderlandit - Gazeta Express
string(70) "xhaka-kapiteni-qe-sdorezohet-kurre-asistoi-ne-barazimin-e-sunderlandit"

Futboll

Gazeta Express

21/09/2025 17:56

Xhaka, kapiteni që s’dorëzohet kurrë – asistoi në barazimin e Sunderlandit

Futboll

Gazeta Express

21/09/2025 17:56

Granit Xhaka u transferua këtë verë te Sunderlandi nga Bayer Leverkuseni.

Menjëherë, atij iu dha edhe shiriti i kapitenit, me Xhakën që është një lider në fushën e lojës.

Duke pasur në natyrën e tij shpirtin luftarak dhe mosdorëzimin, ai e udhëhoqi Sunderlandin në arkëtimin e një pike të rëndësishme ndaj Aston Villas.

Sunderlandi ishte me një lojtar më pak në fushën e lojës gjatë ndeshjes së sotme, pasi Reinildo u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e parë.

Matty Cash shënoi për Aston Villan në minutën e 67-të, mirëpo Sunderlandi e Xhaka ishin të vendosur për të marrë pikë në këtë ndeshje.

Granit Xhaka asistoi në minutën e 75-të te goli i Isidor, një asistim me kokë.

Ndeshja u mbyll 1-1 dhe Sunderlandi mori pikë edhe me një lojtar më pak.

Sunderlandi ka tetë pikë në pesë ndeshje, në rikthimin e tij në Premierligë pas disa vitesh mungesë./GazetaExpress/