Gjatë ndeshjes Kosovë – Zvicër, ylli shqiptar i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka është fishkëllyer në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ai është fishkëllyer në çdo prekje të topit, përgjatë tërë minutave sa ishte pjesë e ndeshjes, shkruan “Gazeta Express”.
Pas ndeshjes, Xhaka është parë në një debat të nxehtë me kryetarin e “Dardanëve”, Lulzim Berishën.
Në një video të publikuar nga “Indeks Online”, ku shihen Xhaka dhe Berisha duke debatuar me njëri-tjetrin, me tone të larta.
Ndeshja Kosovë – Zvicër përfundoi 1-1 pas 90-të minutave, me “Dardanët” që kanë shkuar zyrtarisht në “play-off”. Zvicra në anën tjetër shkon direkt në Botëror./GazetaExpress/