Xhaka, fjalë të mëdha për Bellerine - Gazeta Express
string(34) "xhaka-fjale-te-medha-per-bellerine"

Gazeta Express

21/01/2020 23:55

Xhaka, fjalë të mëdha për Bellerine

Gazeta Express

21/01/2020 23:55

Granit Xhaka ka reaguar pas barazimit sensacional të Arsenalit në Stamford Bridge sonte

Ylli i Arsenalit dhe kapiteni i Kombëtares se Zvicrës luajti në qendër sonte si partner i Shkodran Mustafit në mbrojtje pas largimit nga loja të David Luiz.

Lexo Edhe:

Xhaka ishte njëri prej më të mirëve në këtë ndeshje dhe ai ka vetëm fjalë miradije për mbrojtësin e djathtë të Arsenalit, Hector Bellerine, i cili shënoi golin e barazimit sonte në minutën e 87-të.

“Kjo është arsyeja pse e deshëm rikthimin e këtij djaloshi! Paraqitja e madhe e jonja sonte, ne kishim zemër, ne luftuam dhe kurrë nuk u dorëzuam”, ka shkruar Xhaka në Facebook.

Kujtojmë që Bellerine shënoi në Stamford Bridge në minutën e 87 në rikthimin e tij pas 367 dite.

E ai shënoi pikërisht në stadiumin ku kishte këputur ligamentet e gjurit një vit më parë. /GazetaExpress/