Xhaka e Sunderlandi ndalin Arsenalin në minutat e fundit - Gazeta Express
string(56) "xhaka-e-sunderlandi-ndalin-arsenalin-ne-minutat-e-fundit"

Sport

Gazeta Express

08/11/2025 20:49

Xhaka e Sunderlandi ndalin Arsenalin në minutat e fundit

Sport

Gazeta Express

08/11/2025 20:49

Sunderlandi, me kapitenin Granit Xhaka, arriti të sigurojë një pikë të vlefshme kundër Arsenalit në ndeshjen e xhiros së 11-të të Premierligës.

Daniel Ballard dërgoi Sunderlandin në epërsi me golin e minutës së 36-të.

Arsenali u kundërpërgjigj me golat e Bukayo Sakas dhe Leandro Trossard në minutat e 54-të dhe 74-të.

Gjithçka dukej se po shkonte mirë për skuadrën e Artetas, por Sunderlandi befasoi duke shënuar një gol në minutat e fundit të takimit, kur sulmuesi Brian Brobbey realizoi për të barazuar shifrat në 2-2 dhe për t’i dhënë fund rezultatit të ndeshjes.

Në këtë takim, Xhaka dëshmoi edhe një herë se është lojtari kyç i skuadrës, me 56 prekje të topit dhe 89% pasime të sakta.