Xhaferi thotë se ‘‘situata është e thjeshtë’’: Të kthehemi të votimi i hapur ose qeveria e unitetit, të qetësohemi politikisht - Gazeta Express
string(120) "xhaferi-thote-se-situata-eshte-e-thjeshte-te-kthehemi-te-votimi-i-hapur-ose-qeveria-e-unitetit-te-qetesohemi-politikisht"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 11:15

Xhaferi thotë se ‘‘situata është e thjeshtë’’: Të kthehemi të votimi i hapur ose qeveria e unitetit, të qetësohemi politikisht

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 11:15

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, ka bërë thirrje për kthim në normalitet politik para seancës së 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Këtë kryeneçësi politike po e përjetojmë të gjithë. Situata është shumë e thjeshtë – ose kthehemi te votimi i hapur fillestar, ose te një qeverisje e unitetit për 7-8 muaj deri në zgjedhjet e reja,” tha Xhaferi.

Ai theksoi se propozimi i LDK-së synon qetësimin politik dhe daljen nga ngërçi institucional.

“Këtë kryeneçësi politike po e përjetojmë të gjithë. Situata është shumë e thjeshtë ose kthehemi te votimi fillestar, votimi i hapur, ose te qeverisja e përgjitshme, pra e unitetit, atë që e ka propozuar Lidhja Demokratike e Kosovës, që të qetësohemi politikisht, për periudhë 7-8 muajsh deri në zgjedhjet e reja, të dalim nga ky ngërç politik. Të kthehemi në një situatë normale politike”, shtoi ai. /eo