Xhaferi: Kurti është dëshmi e qartë e një dështimi politik - Gazeta Express
string(57) "xhaferi-kurti-eshte-deshmi-e-qarte-e-nje-deshtimi-politik"

Lajme

Gazeta Express

03/11/2025 12:06

Xhaferi: Kurti është dëshmi e qartë e një dështimi politik

Lajme

Gazeta Express

03/11/2025 12:06

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, ka adresuar kritika ndaj kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, për mungesë të përpjekjeve serioze për krijimin e një shumice parlamentare për formimin e Qeverisë.

Në një deklaratë për RTV21 deputeti Xhaferi tha se  qasja destruktive  e Kurtit po e dëmton jo vetëm politikën, por edhe shtetin tonë.

‘’Që nga fillimi zoti Kurti ka pas një strategji, pra zvarritjen dhe kalkulime politike. Asnjë përpjekje serioze, as për konstituimin e Kuvendit apo krijimin e shumicës qeverisëse. Në vend që të tregojë përgjegjësi ai ka zgjedhur që të mbajë vendin të ambicieve të veta personale. Po të kishte vullnet real politik për krijimin e shumicës institucionale kjo situatë nuk do të zgjaste për muaj të tërë. Sot vendi ka nevojë për zgjedhje të reja. Pra, as për justifikime apo arsyetime politik. Pa aftësia e Albin Kurtit për të ndërtuar shumicën, ndonëse ka 48 deputetë është dëshmi e qartë e një dështimi të tij politik. Një qasje destruktive që po e dëmton jo vetëm politikën, por edhe vet shtetin tonë”, tha Xhaferi.