Filharmonia e Kosovës në performancën e radhës do ta ketë më 4 tetor në Atelienë e Pallatit të Rinisë. Pjesë e koncertit do të jenë Xhafer Xhaferi violinist dhe Jose Gellardo i cili do të performoj si solist.
Xhafer Xhaferi, një violinist i trajnuar në Maqedoninë e Veriut, Itali dhe Gjermani, ka performuar si solist me Filarmoninë e Maqedonisë dhe të Kosovës, dhe në festivale prestigjioze si Festivali i Verës së Ohrit dhe Festivali Ravelli. Ai ka bashkëpunuar me artistë të klasit botëror dhe ka përvojë të gjerë orkestrale në të gjithë Evropën dhe Japoni. Aktualisht, ai është “Asistent Koncert-mjeshtërt” në Deutsche Radio Philharmonie dhe njëkohësisht është i angazhuar si Mentor i Akademisë së kësaj orkestre.
Ai do të performojë si solist i ftuar në koncertin e datës 4 tetor në Atelienë e Pallatit të Rinisë, i cili fillon prej orës 19:30.
José Gallardo, i lindur në Buenos Aires, Argjentinë, filloi mësimet e pianos në moshën pesëvjeçare dhe studioi në Konservatorin në Buenos Aires ku më pas i vazhdoi studimet në Universitetin e Mainz-it në Gjermani. Ai ka performuar në shumë vende prestigjioze si Elbphilharmonie në Hamburg, Wigmore Hall në Londër dhe Teatro della Pergola në Firence. Gallardo ka bashkëpunuar me artistë të njohur dhe ka marrë pjesë në festivale të njohura si Lockenhaus dhe Verbier. Pasioni i tij për muzikën kamerale e ka çuar atë në Evropë, Azi dhe më gjerë.
Ai do të performojë si solist i ftuar në koncertin e datës 4 tetor në Atelienë e Pallatit të Rinisë, i cili fillon prej orës 19:30.