Xhafer Tahiri: Të gjitha familjet do të preken nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike - Gazeta Express
string(89) "xhafer-tahiri-te-gjitha-familjet-do-te-preken-nga-rritja-e-cmimeve-te-energjise-elektrike"

Lajme

Gazeta Express

18/01/2022 20:59

Xhafer Tahiri: Të gjitha familjet do të preken nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike

Lajme

Gazeta Express

18/01/2022 20:59

Anëtari i LDK-së, Xhafer Tahiri, ka komentuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike.

Qeveria e Kosovës e ka aprovuar kërkesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 600 kËh energji elektrike në muaj. Këtu nuk përfshihen bizneset. Konsumatorët biznesorë mund të shpenzojnë energji elektrike sa të duan dhe faturën e paguajnë me çmimin e vjetër, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Tahiri, duke folur në emisionin Pressing në T7, e ka quajtur diskriminues këtë vendim.

“Me çmimet e reja të rrymës atakohet shtresa e mesme, diskriminim i thellë”, ka thënë ai.

Tahiri shtoi se qeveria ka premtuar ulje të çmimeve, por tani ka vetëm rritje.

“Ne shohim do me thënë se të gjitha familjet në Kosovë do të preken. Kemi një qeveri që ka premtuar ulej të çmimit dhe ulej të kostos së jetesës. Por kemi një qeveri të rritjes. Të rritjes së rasteve të vdekjeve me covid, të rritjes së çmimeve të barnave, të ushqimeve etj. e kuptojmë se në të gjithë botën ka krizë, por cfarë bëri qeveria”, shtoi ai. /Gazeta Express/