Xhafer Gashi: Rinia është forca e Obiliqit, prioritet mbeten kultura, sporti dhe aktivitetet rinore - Gazeta Express
string(96) "xhafer-gashi-rinia-eshte-forca-e-obiliqit-prioritet-mbeten-kultura-sporti-dhe-aktivitetet-rinore"

Zgjedhjet

Gazeta Express

18/09/2025 21:13

Xhafer Gashi: Rinia është forca e Obiliqit, prioritet mbeten kultura, sporti dhe aktivitetet rinore

Zgjedhjet

Gazeta Express

18/09/2025 21:13

Kryetari aktual i Obiliqit dhe kandidati i LDK-së për një mandat të ri, Xhafer Gashi, ka falënderuar të rinjtë për mbështetjen dhe entuziazmin që po tregojnë gjatë fushatës, duke e quajtur rininë “forca dhe frymëzimi i së ardhmes së Obiliqit”.

“Faleminderit nga zemra rinisë sonë të mrekullueshme për energjinë, entuziazmin dhe besimin që po tregoni çdo ditë. Ju jeni forca dhe frymëzimi ynë, shpresa e një të ardhmeje më të mirë për Obiliqin. Së bashku, me vizion dhe vendosmëri, po ndërtojmë një të ardhme ku secili ka mundësi të zhvillohet, të shprehë talentin e tij dhe të kontribuojë në jetën e qytetit,” ka deklaruar Gashi.

Ai ka theksuar se investimet në kulturë, sport dhe aktivitete rinore kanë qenë dhe do të mbeten prioritet i punës së tij, duke paralajmëruar masa konkrete në mandatin e ardhshëm: mbështetje të vazhdueshme për rininë, subvencione për klubet sportive, hapësira të reja për aktivitete rinore, mbështetje për turne dhe gara, mbulimin e shpenzimeve mujore të trajnimeve për fëmijët 7–15 vjeç, si dhe nxitjen e talenteve përmes bursave e programeve të posaçme.

Në planin e tij për katër vitet e ardhshme përfshihen edhe organizimi i festivalit tradicional “Ditët e Diasporës” dhe krijimi i hapësirave kulturore e sportive në fshatra e lagje të qytetit.