Xhafer Gashi: Pastërtia është përgjegjësi e secilit dhe vlerë e përbashkët për të ardhmen - Gazeta Express
string(88) "xhafer-gashi-pastertia-eshte-pergjegjesi-e-secilit-dhe-vlere-e-perbashket-per-te-ardhmen"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 17:23

Xhafer Gashi: Pastërtia është përgjegjësi e secilit dhe vlerë e përbashkët për të ardhmen

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 17:23

Kryetari i Komunës së Obiliqit dhe kandidati i LDK-së për një mandat të dytë, Xhafer Gashi, mori pjesë sot në aktivitetin e organizuar në kuadër të fushatës “Dita Botërore e Pastrimit”.

Në këtë aksion ishin të pranishëm drejtori i DMM-së, Abdyrrahman Krasniqi, kryeshefi i NPL “Kastrioti” Sh.a, Berat Mehmeti, punëtorët e kësaj ndërmarrjeje, si dhe mësimdhënës e nxënës të Gjimnazit “17 Shkurti” dhe të Shkollës Teknike “Ismail Dumoshi”.

Gjatë fjalës së tij, Gashi tha se kujdesi për ambientin nuk duhet të jetë vetëm një ditë simbolike, por përgjegjësi e përditshme e secilit qytetar.

“Pastërtia është përgjegjësi e secilit dhe vlerë e përbashkët për të ardhmen. Vetëm duke u kujdesur për ambientin tonë çdo ditë, sigurojmë një Obiliq më të pastër dhe më të shëndetshëm për gjeneratat që vijnë”, theksoi kryetari Gashi.