Xhafer Gashi: “Nga një objekt i vjetër, Shtëpia e Kulturës ‘Xhavit Haziri’ sot është ndër më modernet në vend” - Gazeta Express
string(104) "xhafer-gashi-nga-nje-objekt-i-vjeter-shtepia-e-kultures-xhavit-haziri-sot-eshte-nder-me-modernet-ne-vend"

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 14:24

Xhafer Gashi: “Nga një objekt i vjetër, Shtëpia e Kulturës ‘Xhavit Haziri’ sot është ndër më modernet në vend”

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 14:24

Kryetari aktual i Obiliqit dhe njëherësh kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të parin e kësaj komune, Xhafer Gashi, ka theksuar rëndësinë e investimeve në infrastrukturën kulturore, duke marrë si shembull transformimin e Shtëpisë së Kulturës “Xhavit Haziri”.

Ai ka kujtuar se dikur kjo shtëpi ishte një objekt i vjetër, i cili nuk i plotësonte as kushtet më elementare për zhvillimin e aktiviteteve rinore dhe kulturore, ndërsa sot është shndërruar në një institucion modern që i plotëson të gjitha standardet.

“Nga një objekt i vjetër, i cili nuk plotësonte as kushtet më të thjeshta për zhvillimin e aktiviteteve rinore e kulturore, sot kemi ndërtuar një objekt modern. Shtëpia e Kulturës ‘Xhavit Haziri’ është tashmë një nga institucionet më të mira të kulturës në nivel vendi, e cila i plotëson të gjitha standardet për organizimin e aktiviteteve rinore dhe kulturore”, ka deklaruar Gashi.

Ai shtoi se prioritet i tij do të mbetet mbështetja për të rinjtë dhe investimi në projekte që i japin jetë kulturore komunës.

“Ne do të vazhdojmë me punë të mira për qytetarët dhe për të rinjtë tanë”, ka përfunduar Gashi.