Xhafer Gashi: Ne kemi kthyer dinjitetin e qytetarëve tanë - Gazeta Express
string(56) "xhafer-gashi-ne-kemi-kthyer-dinjitetin-e-qytetareve-tane"

Lajme

Gazeta Express

14/09/2025 19:34

Xhafer Gashi: Ne kemi kthyer dinjitetin e qytetarëve tanë

Lajme

Gazeta Express

14/09/2025 19:34

Komuna e Obiliqit ka ndryshuar rrënjësisht nën udhëheqjen e kryetarit Xhafer Gashi, i cili sot rikandidohet edhe për një mandat tjetër nën siglën e LDK-së. Me vizion të qartë dhe punë konkrete, Gashi ka dëshmuar se Obiliqi mund të zhvillohet përtej kufijve të perceptimit të dikurshëm si “komunë e termocentraleve”.

“Ne kemi kthyer dinjitetin e qytetarëve tanë. Sot Obiliqi është më i zhvilluar, më i pastër dhe më funksional. Projekte të shumta në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe mjedis janë dëshmi e punës sonë. Por puna jonë nuk ndalet këtu – ne kemi plan të qartë për ta çuar Obiliqin edhe më përpara”, tha Xhafer Gashi.

Gjatë qeverisjes së tij, komuna ka investuar në asfaltimin e dhjetëra rrugëve lokale, në ndriçim publik dhe në zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit e kanalizimit. Po ashtu, shkollat dhe kopshtet janë rinovuar, ndërsa shërbimet shëndetësore janë ngritur në nivel më të mirë të funksionalitetit.

Për një komunë që bart peshën e madhe të ndotjes mjedisore, Gashi ka bërë mbrojtjen e ambientit prioritet të qeverisjes. “Obiliqi meriton të jetë vend i gjelbërimit, jo vetëm i tymtarëve. Ne kemi nisur projekte konkrete për rehabilitim të hapësirave, mbjellje të pemëve dhe sigurim të fondeve nga niveli qendror për të adresuar dëmet mjedisore”, ka theksuar ai.

Në zhvillimin ekonomik lokal, komuna ka mbështetur fermerët dhe bizneset e vogla, duke u munduar të krijojë alternativa reale punësimi. “Ne kemi dëshmuar se Obiliqi nuk është vetëm energjia elektrike. Obiliqi është njerëzit e tij, puna e tyre dhe potenciali i tyre i madh”, shtoi kandidati i LDK-së.

Xhafer Gashi hyn në garën e re me synimin për ta vazhduar këtë transformim. “Obiliqi ka nevojë për stabilitet, për zhvillim të qëndrueshëm dhe për një lidership që di të punojë me qytetarët dhe për qytetarët. Unë jam i gatshëm ta çoj përpara këtë rrugë që e kemi nisur bashkërisht”, përfundoi Gashi.