Xavi thotë se Barcelona është ende në garë për titullin e kampionit - Gazeta Express
string(67) "xavi-thote-se-barcelona-eshte-ende-ne-gare-per-titullin-e-kampionit"

Xavi thotë se Barcelona është ende në garë për titullin e kampionit

Sport

Gazeta Express

24/02/2024 19:41

Barcelona regjistroi fitore sonte ndaj Getafes, për të mbajtur gjallë shpresat për mbrojtjen e titullit në La Liga.

Xavi Hernandez ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, siç edhe u shpreh ai për mediat pas ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Ishte një lojë shumë e kompletuar. Ne dinim të shkonim në hapësirë ​​shumë herë dhe erdhën golat. Kemi qenë shumë mirë. Ishte një lojë bindëse nga skuadra. Ne i kemi surprizuar. Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit. Fitorja na jep qetësi”, tha spanjolli.

Barcelona pas kësaj fitore ka 57 pikë dhe tani renditet e dyta në tabelë, me një pikë më shumë se Girona dhe pesë më pak se lideri, Real Madridi. Por, Barça tani është me një ndeshje më shumë.

Gjithsesi, Xavi beson se skuadra e tij ka ende një shans për ta përmbysur këtë diferencë të pikëve.

“E kam thënë tashmë që nuk e kemi hedhur peshqirin. Duhet të marrim tre pikë çdo fundjavë. Kanë mbetur edhe dymbëdhjetë ndeshje. Le të shohim se çfarë do të bëjnë Girona dhe Real Madrid këtë fundjavë”, deklaroi Xavi.

Xavi tani do ta kthejë vëmendjen e tij në fundjavën e ardhshme, ku Barcelonën e pret një sfidë tejet e vështirë pasi udhëton në “San Mames” për t’u përballur me Athletic Bilbaon. /Gazeta Express/