Barcelona raportohet se e ka si alternativë Alvaro Moratan, nëse dështon në transferimin e Robert Lewandowskit.
E ardhmja e sulmuesit polak është ende e paqartë, teksa ai ka kontratë të vlefshme me Bayern Munichin deri më 30 qershor 2023, transmeton Gazeta Express.
Kësisoj, Barcelona e ka në listë Moratan, i cili është i huazuar nga Atletico Madridi te Juventusi.
Sipas gazetës spanjolle “AS”, trajneri i Barçës, Xavi, ka mbajtur kontakte me sulmuesin spanjolle që nga janari.
Megjithatë, janë disa vështirësi për transferimin e mundshëm 29-vjeçarit në “Camp Nou”.
Në marrëveshje e tanishme, Juventusi e ka opsionin e blerjes së sulmuesit të Real Madridit e Chelseat.
Në rast se klubi italian nuk e shfrytëzon këtë, atëherë reprezentuesi i Spanjës do të rikthehet te klubi spanjoll pas përfundimit të sezonit.
Në këtë rast, Barcelona për transferimin e tij do të duhet që të negociojë me Atletico Madridin.
Morata me klubin nga kryeqyteti spanjoll ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. /Gazeta Express/