Xavi lojtarëve të Barçës: “A ka dikush që s’beson se ne do ta mposhtim Bayernin?” - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

24/11/2021 15:29

Xavi lojtarëve të Barçës: “A ka dikush që s’beson se ne do ta mposhtim Bayernin?”

Futboll

Gazeta Express

24/11/2021 15:29

Ndër ndryshimet më të mëdha që Xavi Hernandez i ka bërë në zhveshtoren e Barcelonës që prej se u emërua trajner është kthimi i vetëbesimit te lojtarët katalonas.

Barcelona dështoi të kalonte në mesin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve, pasi u ndal me një barazim pa gola nga Benfica të martën mbrëma në Camp Nou, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas ndeshjes, Xavi bisedoi me secilin futbollist ndaras dhe i përgëzoi ata për përpjekjet e bëra për të fituar, pavaresisht dështimit, sipas gazetës spanjolle AS.

Synimi i Xavit është t’i bindë futbollistët e vet se triumfi ndaj Bayern Munich në ndeshjen e fundit në grup është i mundur.

Barcelona i ka 7 pikë nga pesë ndeshje në grup, dy më shumë se Benfica. Një fitore ndaj Bayernit e dërgon tutje Barçën, pavarësisht se a fiton apo jo Benfica ndaj Dimano Kiev.

Katalonasit mund të kalojnë tutje edhe me humbje nëse Benfica mposhtet nga Kiev, por Xavi nuk dëshiron që fati i ekipit të tij të varet nga të tjerët.

“A ka dikush këtu që mendon se nuk mund të shkojmë dhe të fitojmë në Munih?” ishin fjalët e para të Xavit drejtuar lojtarëve të tij para seancës stërvitore të mërkurën në mëngjes.

“Gjithçka varet nga ne dhe kjo në futboll është dhunti, futbolli të jep edhe mundësi të reja”, ka theksuar Xavi sipas gazetës spanjolle AS.

Barcelona nuk do të përballet me Bayernin edhe 15 ditë, por Xavi ka nisur tashmë garën kundër kohës dhe t’i përgatisë sa më mirë lojtarët për ndeshjen jetësore të 8 dhjetorit.

Para ndeshjes me gjigantin e Bundesligës, Barça do t’i ketë dy ndeshje të vështira në La Liga, kundër Villarrealit dhe ndaj Betisit. /Gazeta Express/