Xavi lavdëron Felixin dhe Cancelon - Gazeta Express
string(34) "xavi-lavderon-felixin-dhe-cancelon"

Xavi lavdëron Felixin dhe Cancelon

Futboll

Gazeta Express

17/09/2023 17:48

Xavi ka lavdëruar duke i quajtur “transferime të mëdha” dy prurjet e reja si të huazuar të Barcelona, Joao Cancelo dhe Joao Felix pasi që të dy debutantët shënuan kundër Real Betisit

Dyshja portugeze kanë bërë debutimin e tyre të parë në shtëpi për Barcën derisa e kanë nisur me këmbë të mbarë duke fituar me rezultat 5-0 të shtunën në mbrëmje. Derisa Cancelo luajti në vendin e tij të preferuar, krahun e djathtë, Felix luajti më shumë në të majtin. Felix shënoi golin e parë për Blaugranan në minutën e 25-të, derisa bashkëkombësi i tij shënoi 9 minuta para se të përfundoi ndeshja.

Lexo Edhe:

Xavi është i kënaqur me paraqitjen e të dy të huazuarve dhe i ka lavdëruar ata për “kualitetin individual” që e kanë treguar në Atletico Madrid, respektivisht Manchester City.

“Ne po flasim për dy futbollist kualitetet individuale te të cilëve nuk vihen në dyshim. I shkoni ata duke u stërvitur dhe aty shikoni madhështinë e tyre”, tha menaxheri i Barcës pas ndeshjes.

“Cancelo vjen nga një trajner (Pep Guardiola), i cili për mua është më i miri dhe ai interpreton çdo gjë shumë mirë. Ne kemi biseduar me të dhe ai e ka kuptuar këtë. Me Joao Felix ne shikuam një video me të mbrëmë. Ata të dy japin variante që e bëjnë skuadrën më të mirë. Fizikisht, ata janë të fortë. Ata rrisin kualitetin e skuadrës, i cili në përgjithësi e bën skuadrën shumë të mirë”.

Fitorja e madhe ndaj Betisit i ka ndihmuar ata që të jenë në pozitën e parë në La Liga, duke lënë pas Real Madridin që ka një pikë më pak dhe luan sonte kundër Real Sociedadit.

Barcelona tani do të mendon për ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve që në këtë stinor do ta hap kundër Royal Antwerp, skuadër kjo ku luan sulmuesi kosovar, Arbnor Muja. /GazetaExpress/