Xavi flet rreth mundësisë së rikthimit të Messit te Barcelona - Gazeta Express
string(61) "xavi-flet-rreth-mundesise-se-rikthimit-te-messit-te-barcelona"

Xavi flet rreth mundësisë së rikthimit të Messit te Barcelona

Sport

Gazeta Express

03/10/2022 22:12

Xavi Hernandez ka folur për rikthimin e mundshëm të Lionel Messit.

E ardhmja e sulmuesit argjentinasit vazhdon të jetë mjaft e përfolur, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Messi është i lidhur më një rikthim të mundshëm në “Camp Nou”, pas përfundimit të sezonit aktual.

Rreth kësaj është deklaruar edhe Xavi, i cili tha se tani nuk është koha e duhur për të diskutuar rreth kësaj çështje.

“I uroj të mirat, ai është miku im. Por, tani nuk është koha më e mirë për të diskutuar. Dhe ne po i bëjmë një shërbim të keq me këtë bisedë”, tha fillimisht spanjolli.

“Lëreni të shijojë kohën e tij në Paris dhe pastaj do të shohim”, shtoi Xavi.

Ndryshe, Messi me Paris Saint-Germainin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

Në marrëveshjen e tij me klubin parisien ekziston edhe opsioni për zgjatje të kontratës edhe për një tjetër vit.

Derisa spekulohet rreth një rikthimi të 35-vjeçarit te Barcelona, gjithashtu thuhet se edhe Paris Saint-Germaini është i gatshëm për t’i ofruar kontratë të re shtatë herë fituesit të “Topit të Artë”. /Gazeta Express/