Xavi: E dominuam lojën por s'i shfrytëzuam mundësitë, ata shënuan nga një rast që e patën - Gazeta Express
string(86) "xavi-e-dominuam-lojen-por-si-shfrytezuam-mundesite-ata-shenuan-nga-nje-rast-qe-e-paten"

Futboll

Gazeta Express

05/10/2022 9:20

Xavi: E dominuam lojën por s’i shfrytëzuam mundësitë, ata shënuan nga një rast që e patën

Futboll

Gazeta Express

05/10/2022 9:20

Xavi Hernandez insiston se Barcelona u mposht pa meritë nga Interi mbrëmë në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Trajneri spanjoll përpos që e përmendi padrejtësinë, që insiston se iu bë ekipit të tij, thotë se “Blaugrana” merituan më shumë nga ndeshja që e humbën 0:1 në San Siro mbrëmë.

Lexo Edhe:

Me këtë rast, ata përfunduan në vendin e tretë në Grupin C me vetëm 3 pikë nga 3 ndeshje, duke e mundur Viktoria Plzenin dhe duke humbur nga Bayern Munichu dhe tash nga Interi, shkruan “Gazeta Express”.

“Ne e dominuam lojën. Nuk krijuam shumë raste, por ata shënuan nga një gjuajtje e vetme. Ata krijuan raste duke gjuajtur vetëm nga jashtë 16 metërshit”, deklaroi pas lojës trajneri katalunas.

“Tash i kemi përpara tri finale. I kemi vetëm tri pikë, Interi gjashtë e Bayerni nëntë. Kështu që, jemi në një situatë të vështirë, por do të mundohemi të kualifikohemi”, përfundoi Xavi.

Javën tjetër, Barcelona do t’i bëjë gosti Interit në “Camp Nou” dhe do të mundohet ta fitojë atë lojë për t’i barazuar pikët me “Nerazzurri” dhe më pas të mundohet t’i fitojë edhe dy ndeshjet e fundit, me Plzenin dhe me Bayernin, i cili deri në atë kohë sipas të gjitha gjasave do ta ketë të siguruar kualifikimin. /Gazeta Express/