Xavi dëshiron më shumë përforcime në Barcelonë - Gazeta Express
string(46) "xavi-deshiron-me-shume-perforcime-ne-barcelone"

Futboll

Gazeta Express

14/08/2022 23:39

Xavi dëshiron më shumë përforcime në Barcelonë

Futboll

Gazeta Express

14/08/2022 23:39

Ai ende është i palumtur me transferet, sidomos me pozitën e krahut të djathtë të mbrojtjes

Barcelona dështoi për ta fituar ndeshjen e parë të sezonit në La Liga, duke marrë vetëm një pikë kundër Raya Vallecanos në ndeshjen që u zhvillua në Camp Nou të shtunën.

Lexo Edhe:

Pavarësisht se ata kanë bërë pesë transfere të reja, Barcelona demonstroi që ata kanë nevojë për të punuar më shumë brenda dhe jashtë fushës.

Në fakt, pas barazimit me Rayon, Xavi ka arritur në konkluzionin që klubi ka nevojë për më shumë përforcime në skuadrën e tyre.

Trajneri i Barcelonës ka kërkuar transferimin e një mbrojtësi të djathtë dhe për këtë kishte insistuar pak orë pas ndeshjes së të shtunës.

Ai ka nevojë për më shumë nënshkrime për ta bërë një skuadër garuese që do të sfidonte për trofe. Bordi po kërkon trofe dhe atë me çdo çmim, por me kushte të caktuara.

Kush do të vije dhe kush do të largohet nga Barcelona?

Një numër i  largimeve nga skuadra pritet të finalizohen. Klubi ka nevojë që të largojë lojtarë që Xavi nuk llogaritë tek ta, të tillë si Samuel Umtiti, Martin Braithwaite dhe Sergino Dest.

Ata, po ashtu po shikojnë që të fitojnë para dhe të lirohen nga pagat e mëdha të lojtarëve të tillë si Frenkie de Jong, Memphis Depay dhe Pierre-Emerick Aubameyang, për ta plotësuar kështu kulmin e pagave dhe mandej ta regjistrojnë Jules Kounde.

Barcelona dëshiron që të nënshkruajë me mbrojtësin e majtë të Chelsea, Marcos Alonso, mesfushorin e Manchester City, Bernardo Silva dhe një mbrojtës të djathtë.

Kundër Rayos, Xavi përdori mbrojtësin e qendrës, Ronald Araujo në krahun e djathtë dhe uruguaiani vuajti shumë në këtë pozitë.

Trajneri nuk e ftoi fare Destin dhe futi në ndeshje Sergi Roberton në pjesën e dytë ku Araujo kaloi në pozitën e mbrojtësit.

“Jam aty kudo që me kërkon trajneri dhe t’i ndihmoi skuadrës dhe po ashtu po mësoj”, tha Araujo pas ndeshjes.

Ky përkushtim është për t’u admiruar, por trajneri kërkon më shumë opsione për këtë pozitë gjatë këtij sezoni. /GazetaExpress/