string(64) "xavi-bene-me-dije-se-pse-u-nda-ne-menyre-te-hidhur-me-barcelonen"

Sport

Gazeta Express

08/05/2025 22:30

Xavi bënë me dije se pse u nda në mënyrë të hidhur me Barcelonën

Sport

Gazeta Express

08/05/2025 22:30

Xavi Hernández, që prej shkarkimit nga Barcelona verën e kaluar, ka qenë larg futbollit, por tashmë është duke u përgatitur për t’u rikthyer në pankinë. Ai është përfolur për disa klube gjatë këtij viti pushim dhe tani ka vendosur të zbulojë pak më shumë mbi planet e tij për të ardhmen.

Në një intervistë për “The Athletic”, Xavi ka folur hapur për dëshirën e tij që hapi tjetër në karrierë të jetë në Angli. Ai theksoi se nuk është shumë i prirur të rikthehet në Spanjë, për shkak të presionit të madh që ushtrohet mbi trajnerët atje.

“Për momentin nuk kam nxitim, por do të doja një projekt të mirë. Diçka si: ‘Ke katër vite kohë për të ndërtuar një projekt’. Do të më pëlqente të punoja në Premier League sepse e dua pasionin atje. Në Spanjë, është shumë çështje rezultati,” tha Xavi.

Ai gjithashtu komentoi mbi kritikat ndaj Carlo Ancelottit te Real Madridi, duke i quajtur të padrejta: “Shiko çfarë ka ndodhur me Ancelottin, dhe njerëzit e kritikojnë. Nuk është e drejtë. Ai ka fituar 30 trofe në 10 vite dhe e kritikojnë sikur nuk ka fituar asgjë. Valverde e tha në mënyrë perfekte kur u shpreh: ‘Nëse Ancelotti kritikohet, çfarë shprese kemi ne të tjerët?’”

Xavi pati një periudhë të përzier te Barcelona, ku fitoi La Liga-n dhe Superkupën e Spanjës në sezonin e parë, por aventura e tij përfundoi në mënyrë të hidhur. Ai pranoi se e përjetoi emocionalisht shumë eksperiencën te Barça.

“Jam gati të vuaj sërish, por nuk besoj se do të vuaj më shumë sesa vuajta te Barça. Ishte shumë emocionale për mua sepse isha edhe tifoz. Është ndryshe për Hansi-n (Flick). Ai nuk flet spanjisht; ai nuk është tifoz i Barcelonës. I thashë: ‘Mos i lexo gjërat në media se do të çmendesh. Përqendrohu te skuadra sepse kur je nga këtu, vuan shumë.’”/GazetaExpress/