Xabi Alonso nuk po bindet nga mbrojtësi i Realit, që ‘shkëlqeu’ sezonin e kaluar - Gazeta Express
string(77) "xabi-alonso-nuk-po-bindet-nga-mbrojtesi-i-realit-qe-shkelqeu-sezonin-e-kaluar"

Sport

Gazeta Express

28/07/2025 20:42

Xabi Alonso nuk po bindet nga mbrojtësi i Realit, që ‘shkëlqeu’ sezonin e kaluar

Sport

Gazeta Express

28/07/2025 20:42

Real Madrid kishte rritur optimizmin e tifozëve gjatë Kupës së Botës për Klube, por humbja e thellë ndaj Paris Saint-Germain ka ulur ndjeshëm pritshmëritë për trajnerin e ri, Xabi Alonso. Ky test gjithashtu i dha teknikut bask një pasqyrë të qartë mbi ndërhyrjet që duhet të bëjë në skuadër.

Tema më e nxehtë pas Kupës së Botës ka qenë përforcimi i mesfushës, meqë mungesa e Toni Kroos ende ndihet në fushë. Deri më tani, interesi më i madh i klubit ka qenë drejt Rodri Hernandez, për të cilin Manchester City ka deklaruar se nuk është në shitje. Një tjetër problem i dukshëm është edhe prapavija qendrore.

Mes spekulimeve për William Saliba dhe Ibrahima Konate, dyshime janë hedhur mbi të ardhmen e David Alaba dhe Antonio Rudiger. Por ajo që shqetësoi më shumë “Los Blancos” ishte forma e Raul Asencio gjatë Kupës së Botës. Ndërsa Dean Huijsen fitoi besimin e trajnerit, Asencio ra ndjeshëm në hierarki, duke u renditur sipas Sport në fund të listës së Alonsos, krah Alabës. Sipas burimeve të tyre, Alonso nuk është i bindur që Asencio ka një të ardhme afatgjatë te Real Madridi.

Gjatë dhe pas turneut, Asencio bëri dy postime në rrjete sociale duke kërkuar falje për gabimet e tij dhe formën e dobët, që i kushtuan skuadrës dy gola dhe një karton të kuq në vetëm 121 minuta lojë në katër paraqitje. E ardhmja e tij mbetet e pasigurt.

Të hënën, ai u regjistrua si lojtar i ekipit të parë të Real Madridit, ndërsa raportohet se ka arritur marrëveshje gjashtëvjeçare me klubin, e cila ende nuk është zyrtarizuar. Nëse kjo kontratë është firmosur, duket e pamundur që 22-vjeçari të heqë dorë kaq shpejt nga synimi i tij për t’u bërë titullar te Real Madridi. Megjithatë, paraqitjet e tij në SHBA e kanë vënë në pozitë të vështirë, dhe nuk do të ishte surprizë nëse sezonin e ardhshëm Alonso zgjedh Tchouameni, Huijsen, Rudiger dhe ndoshta edhe Militao përpara tij në formacion./GazetaExpress/