Xabi Alonso jep më shumë detaje rreth rolit të ri të Bellinghamit në skuadër - Gazeta Express
string(76) "xabi-alonso-jep-me-shume-detaje-rreth-rolit-te-ri-te-bellinghamit-ne-skuader"

Futboll

Gazeta Express

26/09/2025 18:00

Xabi Alonso jep më shumë detaje rreth rolit të ri të Bellinghamit në skuadër

Futboll

Gazeta Express

26/09/2025 18:00

Xabi Alonso ka sqaruar deklaratat e tij përpara Botërorit të Klubeve, kur tha se dëshironte ta bënte Jude Bellingham më shumë një mesfushor tradicional dhe “më efikas”.

Në prag të derbit me Atletico Madridin, trajneri i Real Madridit foli edhe për virtytet e Franco Mastantuonos dhe për Vinicius Junior, ndërsa mbeten pikëpyetje rreth formacionit titullar.

Alonso theksoi se atmosfera në “Metropolitano” do ta bëjë ndeshjen më të veçantë, por iu kujtua se në të kaluarën Vinicius ka vuajtur në atë ambient.

“Nuk mund ta injorojmë çfarë ka ndodhur. Duhet të jemi të përgatitur për këtë. Me armët që kemi. Vini është thelbësor për ne. Më pëlqyen gjërat që bëri ditën tjetër; më pëlqen ta shoh të buzëqeshë. Për ne, përgatitja do të jetë e njëjtë”.

Nën drejtimin e Ancelottit, Bellingham kishte shumë liri, shpesh duke u shndërruar në një sulmues të tretë ose të katërt pas Vinicius dhe Kylian Mbappé.

Alonso e sheh ndryshe: “Ai është një mesfushor ofensiv. Mund të marrë pjesë si në ndërtimin e aksioneve, ashtu edhe në finalizim. Ka aftësinë të mbulojë shumë terren. Duhet të arrish me avantazh maksimal për të prishur ekuilibrat e lojës. Në përputhje me fleksibilitetin dhe variacionet e tij. Disa lojtarë janë më statikë, por Jude nuk është një prej tyre”.

Në mungesë të Bellinghamit, si afrimi i ri Franco Mastantuono, ashtu edhe i riu Arda Güler kanë marrë minuta të konsiderueshme.

Alonso shpjegoi pse i pëlqen aq shumë talenti argjentinas: “Franco ka shumë cilësi. Ka vetëm 18 vjeç. Adaptimi ka qenë shumë i mirë. Më pëlqen sa konkurrues është. Ka shumë energji. Pastaj ne duhet ta sistemojmë pak. Por ai gjen konkurrues është thelbësor për ekipin tonë. Do ta shijojmë. Të gjithë janë gati. Të gjithë janë rikuperuar mirë nga ndeshja me Levanten. Nuk ka dëmtime apo probleme. Vendimin do ta marrim nesër”.

Dilema e madhe është nëse Bellingham do të nisë nga minuta e parë.

Ylli anglez ka hyrë nga stoli dy herë kundër Espanyol dhe Levante, duke luajtur gjithsej 20 minuta.

Ka më shumë gjasa që ai të përdoret sërish si zëvendësues, me Mastantuono dhe Güler përpara Fede Valverde dhe Aurelien Tchouameni.

Pjesa tjetër e formacionit duket më e qartë, me rikthimin e Éder Militão përkrah Dean Huijsen në qendër të mbrojtjes./GazetaExpress/