string(93) "xabi-alonso-e-kerkon-me-cdo-kusht-ish-yllin-e-unitedit-si-nje-nga-nenshkrimet-e-para-te-reali"

Sport

Gazeta Express

16/05/2025 17:46

Xabi Alonso e kërkon me çdo kusht ish-yllin e Unitedit, si një nga nënshkrimet e para te Reali

Sport

Gazeta Express

16/05/2025 17:46

Raportohet se Xabi Alonso është shumë i interesuar për të nënshkruar me ish-lojtarin e Manchester Unitedit, dhe për ta bërë atë një nga nënshkrimet e para si trajner i Real Madridit.

43-vjeçari Alonso është lidhur shumë për një kalim te Reali dhe me shumë gjasë do të jetë pasardhësi i Carlo Ancelottit, për sezonin 2025/26 e tutje.

Like most managers he ëill look to stamp his authority on the squad and could even bolster Los Blancos by introducing several neë faces to the fold.

Si shumë trajnerë tjerë, ai dëshiron që të tregojë autoritetin e tij në skuadër dhe dëshiron që të ketë nënshkrime e fytyra të reja në skuadrën e “Los Blancos”.

Të hënën, gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka dhënë detaje dhe përditësime nga transferimet e Real Madridit për verën që po vjen.

Romano shkruajti në “X”: “Real Madridi ka vendosur që të sjellë një qendërmbrojtës të ri këtë verë, një veprim i Alonsos, i aprovuar nga menaxhmenti i klubit”.

Ai shtoi: “Klubi po ashtu do të kërkojë edhe për një mbrojtës të majtë, si pjesë e strategjisë së transferimeve”.

Qendërmbrojtësi i Bournemouth, Dean Huijsen është lidhur po ashtu për një kohë të gjatë me Real Madridin, dhe gazetari David Ornstein i “The Athletic” ka raportuar se “Real Madridi e ka aktivizuar klauzolën e lirimit të lojtarin dhe është në proces të përfundimit të marrëveshjes”.

 “The Mail” raporton se Reali po ashtu është në bisedime për transferimin e ish-mbrojtësit të majtë të Manchester Unitedit, i cili aktualisht luan te Benfica: Alvaro Carreras.

Mediumi spanjoll “Relevo” raporton se marrëveshja për të është propozuar nga vetë Alonso dhe mund të kompletohet këtë verë.

22-vjeçari Carreras i ishte bashkuar akademisë së Unitedit më 2020 nga Real Madridi, por nuk arriti të gjejë një vend në “Old Trafford”, kështu duke kaluar në huazime te Preston, Granada dhe Benfica, e cila në fund e bleu përfundimisht.

Spanjolli, i cili ka kontratë me Benfican deri në vitin 2029, ka prodhuar katër gola dhe pesë asistime këtë sezon.

Siç u raportua nga “Manchester Evening Neës”, Unitedi ka një klauzolë rikthimi të lojtarit, në vlerë prej 15 milionë paund.

Ndërkohë, klubet tjera duhet të paguajë 42.1 milionë paund për ta liruar spanjollin nga kontrata me Benfican.

Nëse ai do t’i bashkohet Real Madridit, ai do të duhet të konkurrojë me Ferland Mendyn e Fran Garcian për një vend në 11-shen startuese./GazetaExpress/