string(53) "xabi-alonso-do-ta-nise-punen-tek-reali-nga-1-qershori"

Futboll

Gazeta Express

12/05/2025 11:24

Xabi Alonso do ta nisë punën tek Reali nga 1 qershori

Futboll

Gazeta Express

12/05/2025 11:24

Xabi Alonso do të jetë trajner i ri i Real Madridit deri në qershor të vitit 2028, marrëveshja tashmë është arritur, njofton Fabrizio Romano, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithçka është kompletuar dhe trajneri spanjoll do t’ju prijë “Los Blancos” në tri sezonet e ardhshme.

Carlo Ancelotti do ta ketë një lamtumirë speciale pas përfundimit të sezonit dhe më pas do të nisë epoka e Xabit.

Real Madridi planifikon që Xabi Alonso dhe stafi tij ta nisë punën e re nga 1 qershori për t’u përgatitur për Botërorin e Klubeve, si hap i parë dhe për të qenë gati për sezonin e ardhshëm.

“Mbretërit” e kaluan një sezon dëshpërues dhe pa trofe dhe kjo ka bërë që presidenti Florentino Perez të mendojë për një revolucion, i cili do ta nisë nga largimi i trajnerit Ancelotti, për të vazhduar më pa me lojtarët, me largime dhe me prurje të reja. /Gazeta Express