X6-ta përfundoi në pedonalen e Liqenit të Tiranës, identifikohet 'shumakeri' - Gazeta Express
string(73) "x6-ta-perfundoi-ne-pedonalen-e-liqenit-te-tiranes-identifikohet-shumakeri"

Shqiperi

Gazeta Express

22/08/2023 10:51

X6-ta përfundoi në pedonalen e Liqenit të Tiranës, identifikohet ‘shumakeri’

Shqiperi

Gazeta Express

22/08/2023 10:51

Policia e Tiranës ka identifikuar shoferin e makinës luksoze tip BMW X6 që është përplasur me bordurat e digës së Liqenit Artificial në Tiranë dhe më pas është arratisur.

Shoferi është 26 vjeçari Eldi Allushi, nga qyteti i Durrësit. Nga sa mësohet, BMW-ja ka qenë me shpejtësi të madhe dhe nga rruga e Kosovarëve ka ngjitur digën duke përfunduar te shëtitorja.

Makina ka qenë pa targa, ndërsa fatmirësisht në momentet kur ka ndodhur aksidenti nuk ka pasur asnjë kalimtar pasi nuk raportohet për të lënduar.

/Gazeta Express